TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2025, 21:30

Fjala e fundit për Veliajn në Gjykatën e Lartë, zbulohet relatorja që ka në dorë çështjen

Shkruar nga Pamfleti

Fjala e fundit për Veliajn në Gjykatën e Lartë, zbulohet

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit 2025.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e institucionit më të lartë të drejtësisë, relatore e çështjes do të jetë gjyqtarja Albana Boksi.

Ende nuk është caktuar një datë konkrete për shqyrtimin e rekursit, por emërimi i gjyqtares si relatore është bërë më 13 qershor. Në të njëjtën dosje përfshihen edhe disa biznesmenë të njohur, mes tyre Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Fusha, të cilët ndodhen gjithashtu nën hetim për të njëjtat akuza.

Albana Boksi është një gjyqtare me përvojë në çështje të profilit të lartë; ajo ka nisur karrierën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit dhe është emëruar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë më 1 mars 2006. 

Lini një Përgjigje