
Janë kthyer nga Roma në Shqipëri, pas plot 67 vitesh eshtrat e Qazim Mulletit, prefekti i Tiranës gjatë viteve 39-40’.
Figura e Mulletit u denigrua nga sistemi diktatorial duke krijuar një imazh grotesk për të, që i shërbeu propagandës së kohës.
Debatet e kanë shoqëruar figurën e Mulletit për rolin që ka patur në Shqipërinë zogiste, e më pas dhe atë fashiste, veçanërisht pas rivënies në skenë të Komedisë Prefekti.
Ceremonia do të mbahet më 28 gusht në Xhaminë Kokonozi te Pazari i Ri dhe rreth orës 13:00 do të kryhet rivarrosja në Tufinë.
“Ish Prefekti i Tiranës, familja e të cilit pësoi një persekutim të egër nga regjimi komunist dhe mbi të cilin u hodh aq baltë nga histografia komuniste, dhe që 10 vjet pas vitit 1965 kur vdiq në Itali, eshtrat i tij dergjeshin në një magazinë në një qytezë në periferi të Romës, më në fund do prehet në Tiranën e tij të dashur!”, shkruhet në postimin në mediat sociale.
Lini një Përgjigje