Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në sallën dhe po ashtu dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg".
Seanca ka nisur pak minuta më parë. Kryebashkiaku Veliaj është i pranishëm në sallën dhe po ashtu dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.
Rreth një vit nga arrestimi, kryebashkiaku i Tiranës kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg ne nje masë më të lehtë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që në 10 shkurt 2025.
Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitiprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.
Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Lini një Përgjigje