
Eksperti Fajton Softa ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku babai vrau me thikë djalin e tij.
Një i moshuar vrau djalin e tij duke e goditur me thikë në tryezën e bukës, në zonën e njohur si Kodra e Priftit në Tiranë. 74-vjeçari Hekuran Gjoni i arrestuar për vrasjes e të birit 37-vjeçar Asimit, ka rrëfyer se si bullizimi dhe dhuna bënë që darka të përfundonte me krim.
Ai ka pretenduar se djali e tallte në vazhdimësi dhe këtë e ka bërë edhe mbrëmjen e të shtunës në kohën kur e gjithë familja ishte në tryezë.
Por Hekuran Gjoni deklaroi se ishte goditja e të birit ndaj motrës akti që sipas tij bëri që situata t’i dalë jashtë kontrollit dhe ta godasë me thikë.
Për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa, vështirësia e zbardhjes së krimeve në familje është shkaku real. Lidhur me atentatet e shënuara gjatë muajit janar të këtij viti, Softa theksoi se pritet të ketë një analizë vjetore më të detajuar që do të publikohet në mars.
“Sigurisht që puna e policisë në zbardhjen e ngjarjeve të rënda vijon, por vështirësia mbetet tek zbardhja e atentateve që grupet kriminale kanë realizuar.
Fillimi dhe fundi i vitit dhe sezoni i verës mbeten periudhat kryesore kur krimi i organizuar godet.
Edhe rasti i Kamzës është e njëjta gjë, ku kemi një vrasje te postierit dhe autorët janë larguar, kanë djegur makinën dhe një person që është i ndaluar është për armëmbajtje pa leje.
Pra të gjitha këto atentate të pazbardhura që kanë rritur frikën publikut janë pikërisht këto atentate mafioze”, tha Softa për “Ora News”.
Lini një Përgjigje