TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2025, 12:24

Dokumenti/ Dëshmia e punonjëses që tregon si fotografoi fëmijët e Arben Ahmetajt, për llogari të shantazheve

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti/ Dëshmia e punonjëses që tregon si fotografoi

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, numri dy i Edi Ramës për disa vite, Arben Ahmetaj në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’, ka treguar se, si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.

Ahmetaj deklaroi se, zonja kishte pësuar shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.

E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij, raporton "Syri".

"Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 29.10 2022, kur kreu i organizatës më kërcënoi indirekt nëpërmjet SPAK-ut dhe që atëhere filloi presioni dhe duhet të më bënte kokë turku", shprehej Ahmetaj.

E ketë e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi të saj, të noterizuar ku pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.

Dokumenti/ Dëshmia e punonjëses që tregon si fotografoi

Lini një Përgjigje