TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2025, 19:57

Pëllumb Gjoka i drejtohet sërish Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e sekuestros së 390 mijë metra katrorë tokë

Shkruar nga Pamfleti
Pëllumb Gjoka i drejtohet sërish Kushtetueses, kërkon shfuqizimin
Pëllumb Gjoka

Mbledhja e gjyqtarëve kushtetues ka vendosur të kalojë për shqyrtim një episod tjetër të “Metamorfozës” që do të trajtohet në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

Kësaj radhe nuk është ligjshmëria e SKY ECC një betejë e fituar nga SPAK edhe në Kushtetuese, por çështja e pronave të bllokuara mbas arrestimeve të Metamorfozës. Padia ku pretendohet shkelja e Kushtetutës, është përcjellë nga shtetasi Pëllumb Gjoka i cili mbahet i paraburgosur si edhe Kolë Gjoka dhe Shoqëria Imperial Group.

Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit.

Por në padi insistohet se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me Kushtetutën, me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK në emër të një shoqërie dhe të shtetasit Kolë Gjoka. Qëndrimet e SPAK janë bërë publike për këto pasuri në tre shkallët e drejtësisë. Dosja e Metamorfozës midis tyre me të akuzuar Pëllumb Gjokën, ish zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe ish prokurorin Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave ka kaluar për gjykim disa muaj mbas seancave paraprake./TCH

Lini një Përgjigje