TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2024, 14:20

Eduardi i Bablokut dhe Eduardi i Miliskajës

Shkruar nga Gjergj Zefi
Eduardi i Bablokut dhe Eduardi i Miliskajës
Eduardi i Bablokut /

Në shqip shalës i thonë drurit që përdoret për të rrahur lirin...

Eduard Shalsi. Më kishin thënë se është i rrjedhur, por nuk e kisha marrë asnjëherë seriozisht. Nuk kam asnjë njohje me të, përveç se e kam parë disa herë në televizion që imiton Edi Ramën.

Më merr në telefon, në whats’ app. Ngaqë po flisja në telefon, nuk ia hapa për momentin. Si shtatanik, më shkruan sms; thatë, prerë dhe me ‘autoritet’: Gjergj, Ed Shalsi jam!

Që në fillim kuptova se nuk kishte marrëdhënie të mira me etikën. Megjithatë, në respekt të votës së bashkë atdhetarëve dhe që të mos i ngjaj atij, ia ktheva thirrjen.

Në dizekuilibër total mendor më thotë: Gjergjo, më kanë thënë se jemi përshëndetur një ditë, po unë nuk të mbaj mend... Se çfarë po donte të më thoshte, nuk e kuptova. Duke pas dëgjuar se ka qenë shahist, mendova se i kishte strategji lëvizjet ‘bosh’.

I thashë, bjeri shkurt, nuk jemi përshëndetur asnjëherë, vetëm në televizor të kam parë...

Më tha që te Pamfleti ishin bërë dy shkrime kundër tij, dhe zotëria donte të dinte se kush i ka porositur.

Hej Zot!

Iu ktheva- Po, unë nuk jam ‘vrasës me pagesë’ mor mik!

Seç mërmëriti nëpër dhëmbë ca fjali pa kuptim, që fshihnin një stil të veçantë kërcënimi, por që duke ditur se kush i thoshte, më vinte për të qeshur... Të të kërcënojë Shalsi është si me të q* breshka...

Unë e di se te kampi socialist janë bërë kashtë e koqe, e di se për to po vjen dita e kiametit. E di dhe se ditë- natë po sulmojnë njëri- tjetrin poshtë brezit. Po që t’i shkojë mendja njeriu e ti harxhojë ‘fishekët’ për Shalësin?!! O Zot, O Zot! Në shqip shalës i thonë drurit që përdoret për të rrahur lirin...

Figurë më satirike nuk kisha parë e dëgjuar... E unë thoja pse flet si Edi Rama ky?!

Dhe mu kujtua një ndodhi e 40 viteve më parë:

Në një fshat mes Pukës dhe Tropojës, me emrin Miliskajë, një fshatar i rrjedhur kishte zbritur në rrugë automobilistike dhe rastësisht sheh një deputet të Kuvendit Popullor që kishte ndaluar makinën afër një burimi dhe po freskohej. Ishte lodhur nga rruga e vështirë... Fshatari që për kuiçidencë e kishte emrin Eduard, e sheh deputetin, dhe i trembur 'ia mbath me të katra' në drejtim të malit: Burra, o burra...

Dhe kur ikën në qendër të fshatit duke iu marrë fryma bërtet me të madhe:

-Burra, ça më ka ndodhë sot, e kam parë deputetin tu pi ujë kërrk e kërrk e kërrk, taman si me kenë njiri...

Sot deputeti ka vdekur, Eduardët si ai i Miliskajës, janë bërë deputetë.../Pamfleti   

eduardi i bablokut eduardi i miliskajës eduard shalsi

Lini një Përgjigje