
Vijojnë ende kërkimet në Qafën e Burrelit për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u zu poshtë nga një masiv dheu, teksa ishte duke punuar me askavator.
Trupi i të riut nuk gjendet prej 48 ditësh. Mësohet se në momentin e çarjes së rezervuarit 29-vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.
Që prej së shtunës në terren janë grupe të kërkim-shpëtimit nga AKSEM, forcat e Armatosura, policia e shtetit, banorë të zonës e familjarë të 29-vjeçarit.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29-vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator. Familjarët bëjnë apel që të shtohen forcat e kërkimit në terrenin malor.
Lini një Përgjigje