TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2025, 15:01

Banorët e Hotoloshtit në protestë, tensione me policinë: Femrat mos i prekni! 

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Hotoloshtit në protestë, tensione me policinë:
Pamje nga protesta

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd janë përplasur me forcat e policisë, gjatë një proteste të zhvilluar kundër projektit të ndërtimit të një rruge të re, për të cilën ata pretendojnë se dëmton pronat dhe mjedisin e zonës. Tensionet u shtuan kur protestuesit bllokuan qarkullimin, duke u ulur në mes të rrugës në shenjë kundërshtimi.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer qarkullimin, policia ndërhyri, duke shkaktuar momente tensioni. Në pamjet e publikuara, dëgjohen protestuesit teksa i bëjnë thirrje efektivëve: “Femrat mos i prekni”, ndërsa disa gra të zonës shihen në vijën e parë të protestës, duke mbrojtur qëndrimin e banorëve kundër projektit.

Protesta pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, nëse nuk merren masa për të adresuar kërkesat e banorëve.

Lini një Përgjigje