TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 21:58

“E patolerueshme”, Fevziu kundër kafazit të xhamit në gjyqet e Metës dhe Veliajt: Sarkozy shkoi me gruan për krahu!

Shkruar nga Pamfleti
“E patolerueshme”, Fevziu kundër kafazit të xhamit në
Meta, Fevziu, Veliaj

Gazetari Blendi Fevziu, u shpreh se është totalisht kundër mbajtjes së të pandehurve në kafazin e qelqtë, siç po ndodh me ish-presidentin Ilir Meta.

Fevziu u shpreh se seancat duhen dhënë direkt, teksa solli një krahasim me rastin e ish-presidentit francez, Sarkozi i cili shkoi në gjyq me bashkëshorten për krahu. Sipas gazetarit, zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë nuk janë as kriminelë e as persona me rrezikshmëri të lartë.

“E para jam totalisht kundër mbajtjes në kafaz. Kjo është e pa tolerueshme. E para Ilir Meta është ish-president, ish-kryetar Kuvendi, ish-kryeministër, ish-zv.kryeministër, ish-ministër i jashtëm dhe ish-ministër. Është njeri që ka mbajtur disa portofole. Ka një akuzë që duhet t’i provohet nga Prokuroria dhe t’i vendoset nga Gjykata. Është e tolerueshme të sillesh në këtë mënyrë. Besoj ju e keni ndjekur gjyqin kur ish-presidenti Sarkozi shkoi për në burg, me bashkëshorten për krahu.

Ky kafazi është i pa tolerueshëm. Njerëzit kanë personalitetin e tyre. As janë kriminelë të rrezikshëm, as janë njerëz që përbëjnë kërcënim për sigurinë publike. E dyta për transmetimin live duhet të bëhet, por duhet parë ligji që e bëjnë njerëzit. E treta ndëshkimi i paraprak, pra me burg, përveç rasteve kur përbëjnë kërcënim real për provat dhe procesin, nuk ke pse i mban në burg, siç u gjykua Saimir Tahiri, që më fund u deklarua fajtor dhe shkoi nga gjykata drejt në burg për të kryer dënimin e tij. Nuk ka sens kjo”, u shpreh Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.

gjyqet kafazi fevziu

Lini një Përgjigje