TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2026, 20:44

Arrestimi i 3 italianëve në protestën e PD, Karamuço: 2 prej tyre nuk figurojnë në TIMS, po hetohet kush i ka futur në turmë!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i 3 italianëve në protestën e PD, Karamuço: 2
Ervin Karamuço

Duke folur lidhur për arrestimin e tre italianëve pas protestës së opozitës të zhvilluar të premten në Tiranë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se autoritetet po hetojnë rrethanat e hyrjes dhe qëndrimit të tyre në Shqipëri, si edhe lidhjet që mund të kenë me grupet e organizuara të dhunës.

Sipas Karamuços, dy prej italianëve nuk rezultojnë në sistemin TIMS, ndërsa njëri dyshohet se ka hyrë në Shqipëri nga Kosova.

“Po hetohet qëndrimi i paligjshëm, shkelja e kufirit tokësor. Dy prej italianëve nuk dalin në TIMS, njëri ka hyrë nga Kosova. Njëri prej tyre ka emër arab”, deklaroi ai.

Karamuço tha se policia ka sekuestruar tabulatet telefonike dhe po verifikon itinerarin, kontaktet dhe personat që i kanë futur në turmën e protestës.

"Po hetohet qëndrimi i paligjshëm, shkelja e kufirit tokësor; janë disa rrethana që policia ka ngritur dyshime. Dy prej italianëve nuk dalin në TIMS, njëri ka hyrë nga Kosova. Njëri prej tyre ka emër arab. Nga të dhënat që na referohen, di të them që nuk kam parë turistë me maska duke bërë veprime të dhunshme. Ka një mosrakordim mes këtyre personave; përpara deklarimeve zyrtare me shkrim ka pasur deklarime që edhe mund të jenë paguar, por policia po heton si kanë ardhur dhe kush i ka futur në turmë.

Ka një pikëpyetje që po hetohet mbi itinerarin e tyre; janë marrë edhe tabulatet se me kë kanë komunikuar. Italianët janë kapur për veprime të dhunshme ndaj policisë; janë filmuar dhe fotografuar.Në bindjen time janë pjesë e atyre grupeve, por duhet të hetojë policia. Janë pjesë e grupeve që bëhen mercenarë shumë lehtë, marrin pagesa dhe bëhen mercenarë për të kryer akte dhune."-tha Karamuço në Real Story.

 

ervin karamuço protesta e pd

Lini një Përgjigje