
Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se ka denoncuar në FBI një mik të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ka marrë kërcënime me jetë nga ai.
Ajo tha se një mik dhe adhurues i Berishës, e kishte kërcënuar me jetë atë, pasi ajo i kishte thënë se nuk ndante të njëjtin mendim si ai, për Berishën.
Kokalari shtoi se duke pasur parasysh se personi në fjalë kishte kapacitetet e duhura për ta bërë një gjë të tillë, ajo ju drejtua FBI-së dhe e denoncoi atë.
“Ah, më kujto të të tregoj për një mikun tonë, në fakt më shumë tuajin, që në fakt u mundua të më tremb rrugës se i thashë që ti mund të jesh idhull për ata, jo domosdoshmërisht për mua. E denoncova në FBI meqë kisha dhe dëshmitarë, se helbete si Amerikane s’kam pse e lë veten të ekspozuar ndaj njerëzve që jo vetëm më kërcënojnë jetën por kanë dhe kapacitetin ta bëjnë”, shprehet Kokalari.
Lini një Përgjigje