
Zëdhënësi i DASH Matthew Miller është pyetur në një konferencë mbi arrestimin e Fredi Belerit, por ai ka injoruar totalisht pyetjen e mediave greke...
Greqia ka tentuar të çojë deri në SHBA çështjen e Fredi Belerit. Në BE Athina ka aktivizuar eurodeputetët e saj, ndërkohë që ka pasur tentativa edhe për të ndërhyrë në DASH.
Ditën e djeshme zëdhënësi i Departamenti të Shtetit, Matthew Miller doli në një konferencë për mediat dhe një gazetar i Athinës e pyeti sa i takon Fredi Belerit.
Gazetari ka përdorur të njëjtën gjuhë si Athina, duke deklaruar se Beleri është në burg politikisht dhe ka kërkuar një qëndrim nga Departamenti i Shtetit.
“Pyetja ime ka të bëjë me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, një tjetër aleat tuajin. Marrëdhëniet janë në krizë të thellë kohët e fundit sepse kryeministri i Shqipërisë, nuk e di nëse e dini, ka urdhëruar arrestimin e një kryebashkiaku grek. Ai është kryetar i zgjedhur. Ai është ende në burg pas tre muajsh. Pyetja ime është: a keni dijeni për arrestimin? Dhe nëse e dini, a keni ndërhyrë tek qeveria shqiptare për lirimin e këtij kryebashkiaku të zgjedhur?”, e ka pyetur ai.
Por zëdhënësi i DASH e ka shmangur atë duke mos i kthyer një përgjigje. Ai ja u ka kaluar fjalën dy gazetarëve të tjerë, duke lënë “thatë” në këtë mënyrë Athinën.
Fredi Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit pasi u ka duke blerë vota. Athina ka tentuar të ndërhyjë në proces, duke kërcënuar dhe ushtruar presion, por nuk ja ka dalë, po ashtu e ka bërë të madhe në BE, ku vetëm Partitë Popullore ju përgjigjen. Si duket Athina po lobon që dhe amerikanët ta mbështesin, por zëdhënësi i ka dhënë goditjen e merituar. SHBA e ka injoruar totalisht duke mos ndërhyrë fare në këtë çështje. /Pamfleti
Lini një Përgjigje