
Në një kohë kur Prokuroria zbuti akuzat për Rrajat, kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja e kundërshtojnë aktin mjeko-ligjor. Këta të fundit ranë pre e dhunës barbare të Rrajave. Mësohet se ata do të bëjnë kallëzim kundër eksperteve që kanë bërë aktin mjeko ligjor.
Sakaq, duke marrë shkas nga vijimi i kësaj çështje, duket se çështja ndaj Rrajave do të shkojë drejt pushimit.
Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhune barbare.
Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
Lini një Përgjigje