TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2023, 11:41

Akt-ekspertimi që lehtësoi dhunuesit, kush është mjeku ligjor që është futur ‘në xhep’ nga Rrajat; përpiloi dosjen e Xhisiela Malokut

Shkruar nga Pamfleti

Akt-ekspertimi që lehtësoi dhunuesit, kush është mjeku

Ditën e sotme janë publikuar detaje nga akt ekspertimin mjeko ligjor që lehtëson akuzat ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën barbare të ushtruar në krujë më 6 korrik ndaj kushërinjve Jashar e Bilbil Maja, pas konfliktit për guroret.

Akt ekspertimi është përpiluar nga  mjeku ligjor Elton Serani dhe e klasifikon ngjarjen si “plagosje të lehtë”.

Mjeku Elton Serani ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë ndaj Rexhep Rrajës.

Pas publikimit të raportit mjekoligjor, prokuroria e Tiranës reagoi dje për hetimet duke thënë se ka regjistruar procedim për plagosje të rëndë dhe akuza s`ka ndryshuar.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe u kanosën me armë nga të afërmit e deputetit të zonës, Rrahman Rraja më 6 korrik – në shenjë hakmarrje ndaj ankesave dhe denoncimeve që ata kishin bërë për dëmtimin e shtëpive të tyre nga një gurore në pronësi të Rrajave.

Lini një Përgjigje