TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 13:00

500 mijë euro në banesë/ Gjykata e Tiranës jep pretencën për Alda Klosin, Rozeta Dobin dhe djalin e saj

Shkruar nga Pamfleti

500 mijë euro në banesë/ Gjykata e Tiranës jep

Prokuroria e Tiranës do të japë pretencën për ish zyrtaren e ministrisë Alda Klosi, sanitaren e saj Rozeta Dobi dhe djalin, Havier.

Sanitarja e shtëpisë së ish-drejtoreshës, Alda Klosi, Rozeta Dobi mbërriti në Gjykatën Penale, së bashkua me djalin e saj. Ndërkohë, Klosi nuk është paraqitur.

Nënë e bir janë filmuar pas kafazit prej xhamit të gjykatës teksa qëndrojnë të heshtur.

Prokuroria ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shuma e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit".

Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj akuzohen se i kanë vjedhur ish zyrtares së lartë të ministrisë Alda Klosit një shumë prej rreth 500 mijë eurosh.

Sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Vjedhja ndodhi në banesën e Alda Klosit ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Arrestimi i Alda Klosit u bë bazuar në dëshminë e sanitares Rozeta Dobi, e cila pretendon se shuma 500 mijë euro e gjetur në banesën e saj.  Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Akuzat:

Rozeta Dobi dyshohet për vjedhe me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se njëhere

Havier Dobi akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda

Alda Klosi akuzohet për fshehje të pasurisë

Nga kontrolli i bërë nga policia në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur:

-Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prerje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëshjetë) copë prerje 200 euro;

-Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqindëshe);

-Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (njëmijë) lekë.

-Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë grit ë zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamand, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri,varëse silver me ngjyrë të kuqerremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;

-Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;

-Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;

-Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;

-Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;

-Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndyshme;

-Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;

-Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.

-Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);

– Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;

-Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;

-Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;

-Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SËID

-Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;

-Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;

-Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;

Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 euro, 8 500 Usd dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.

Ndërkohë, edhe zyrtarja e lartë Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Policia ka vënë në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit 2023 pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Ish zyrtarja e lartë e administrates Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohe mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish zyrtarja pasi ka qëndruar disa dite ne QSUT është transferuar për në paraburgimin 325 me kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve ne rast se apeli nuk vendos ti zbusë masën e sigurisë.

Lini një Përgjigje