TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 10:59

Ndihmës Sekretari amerikan takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmës Sekretari amerikan takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Robinson e ka nisur vizitën me një takim paraditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Robinson e ka nisur vizitën me një takim paraditen e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Në takim ishte edhe drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj.

Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Gjatë qëndrimit dy ditor, Robinson do të takohet me kryeministrin Edi Rama, anëtarë të kabinetit të qeverisë por dhe përfaqësues të organeve të drejtësisë kundër trafikut të narkotikëve.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, ose siç njihet shkurtimisht, INL është një agjenci që raporton për nënsekretarin për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut brenda Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

sekretari amerikan shqiperi altin dumani spak takim

Lini një Përgjigje