TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 11:55

Përse Rama nuk do t'ja dijë për hetimin e lidhjes së dy kontratave dhe dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës?

Shkruar nga Pamfleti

Përse Rama nuk do t'ja dijë për hetimin e lidhjes së dy

Ish Zëvendës Komandant i Forcave Detare, Artur Meçollari ka treguar se pse kryeministri Edi Rama nuk do t'ia dijë se cilat janë arsyet e hetimit për procedurat e lidhjes së dy kontratave dhe dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meçollari teksa rëndit arsyet, sqaron se tashmë Rama nuk mund të justifikohet kur të dënohen personat nën hetim, se kanë ngrënë kumblla dhe dardha në kurriz të tij.

Ai tha më tej se Rama hoqi Xhaçkën nga Ministre e Mbrojtjes, po nuk hoqi dorë nga Baza Detare e Sarandës.

"Përse Rama nuk do t'ja dijë cilat janë arsyet e hetimit për procedurat e lidhjes së dy kontratave dhe dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës? Nuk ka më alibi.

1) sepse është informuar nga unë me një shkresë të gjatë prej 21 faqe (21 dhjetor 2020) tre muaj përpara se të bëja kallëzimin penal në SPAK (31 mars 2021).

2) nëpërmjet Agaçit më ka thirrur dy herë (14 shtator 2920) dhe më ka kërkuar ndjesë dhe më premtoi se do të revokote urdhërin e lirimit tim nga FA. Rama e di se lirimi im erdhi për shkak të kundërshtive për Bazën Detare të Sarandës.

3) herën e dytë që më thirri Agaçi (23 janar 2021) më njoftoi propozimin e KM Rama që të merrja detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit.

4) por më e rëndësishmja, sepse në datën 9 nëntor 2020, ora 17:30, Ambasadorja e SHBA Znj. Yuri Kim i ka rekomanduar Ramës në zyrën e tij të heqi dorë nga Baza Detare e Sarandës, si një akt korruptiv.

Pra, KM Rama nuk thotë dot nesër, kur të dënohen personat nën hetim, se kanë ngrënë kumblla dhe dardha në kurriz të tij. Rama hoqi Xhaçkën nga Ministre e Mbrojtjes, po nuk hoqi dorë nga Baza Detare e Sarandës", shkruan Meçollari.

Lini një Përgjigje