TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2023, 16:47

Drejtoria e Burgjeve rrëzon pretendimet: Nuk ka pasur asnjë tentativë për të helmuar Izet Haxhinë

Shkruar nga Pamfleti

Drejtoria e Burgjeve rrëzon pretendimet: Nuk ka pasur asnjë

Drejtoria e Burgjeve ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një tentativë për të helmuar në qeli Izet Haxhinë. Ky iu fundit është dënuar si i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit dhe sot pati një akuza se dikush ka tentuar ta helmojë duke i dhënë ilaçe. Ka qenë vetë avokati i Haxhisë që ka bërë të tilla deklarata, por që janë rrëzuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas saj, një të burgosuri tjetër me të njëjtin emër i kanë ardhur ilaçe nga familjarët dhe ka pasur një ngatërresë, duke përfunduar te Haxhia.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër,  “tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”

Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjetër me të njëjtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.

Infermieret e turnit, V.Gj dhe A.S kanë  marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për t’ia dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermierët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A. Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë.

Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta”, thuhet në reagim.

izet haxhia helmim burgjet

Lini një Përgjigje