TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 21:38

“Drejtorë kemi me shumicë, shërbim jo”, Kadastra injoron qytetarët dhe eprorët

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtorë kemi me shumicë, shërbim jo”, Kadastra

Hajrie Kogjini ka një problem që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj ka dashur që prona të kalojë në emrin e saj. Ajo bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumente.

Tani shërbimi i është bllokuar pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara. Hajria thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se prej një viti nuk po merr përgjigje dhe as shërbim.

Qytetarja: Më fal të të pyes! Kush na jep informacion neve?

Roja: Nuk ka informacion. Vetëm në e-Albania.

Qytetarja: Si me e-Albania more? A ka një zyrë informacioni aty?

Qytetarja 1: Nuk ka informacion te e-Albania. I presim informacionet aty, asgjë nuk ka … Asgjë dhe posta na keni mbush me letra me përgjigje, ku thoni gjithë kohës, po procedojmë, po procedohet. Asgjë.

Qytetarja: Nuk del njeri këtu?

Qytetarja 2: Asnjë!

Qytetarja 3: Kush e sqaron popullin, që rrijmë këtu po presim?

Qytetarja 1: Kanë gjetur, këto kanë krijuar një e-Albania me mbyll gojën edhe kaq. Drejtorë kemi me shumicë, kjo ka rëndësi.

Qytetarja i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit shprehet se do të merren masa ndaj personave dhe gjithashtu detyron kadastrën Durrës të kthejë përgjigje, por sërish kadastra e Durrësit prej 5 muajsh nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Lini një Përgjigje