TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 20:53

Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së vrasësit: Po e ndihmova, ja si zhduka gjurmët e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ilaria Sulës, zbardhet dëshmia e nënës së

Nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që goditi për vdekje me thikë Ilaria Sulën, ka pranuar se ka ndihmuar djalin e saj për të fshehur shenjat e krimit.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, seancë që zgjati mbi tre orë, gruaja pranoi se kishte luajtur një rol aktiv në fazat pas krimit.

Nors Man Lapaz deklaroi se “e ndihmova djalin të pastronte shtëpinë, të fshinte gjurmët e gjithë atij gjaku”. Ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuza e bashkëpunimit në fshehjen e krimit dhe kufomës.

Gjyqtari hetues, lidhur me krimin e rëndë, thekson se Samsoni "veproi ftohtë dhe pa ndjeshmëri". E reja është sulmuar “në mënyrë brutale” nga një person që i besonte. Siç ka pranuar edhe vetë 23-vjeçari, në orët pas arrestimit, nëna e tij ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit, kur djali vrau studenten me të cilin kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

Që nga fillimi i hetimeve, hetuesit kanë pasur dyshime të mëdha për rolin e nënës së Samsonit. Krahas të dhënave faktike, logjika i shtyu hetuesit të besonin se Samsoni nuk kishte bërë gjithçka i vetëm siç pretendonte djali gjatë marrjes në pyetje.

Djali shpjegoi se në thelb kishte bërë gjithçka për pak më shumë se tre orë: ai sulmoi Ilarinë rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi kishte lexuar një mesazh të një djali tjetër në celularin e tij. Ai e goditi në qafë me thikë kuzhine duke i shkaktuar vdekjen.

Në atë moment nisi plani për zhdukjen e gjurmëve dhe në këtë moment ndërhyri nëna e tij. Nuk dihet nëse gruaja e ka ndihmuar djalin për të futur trupin e Ilarisë në valixhe, pasi e ka mbështjellë me një çarçaf.

Për momentin versionet e djalit dhe të nënës po shqyrtohen nga prokurorët të cilët akuzojnë Samson për vrasje të rëndë me dashje.

Lini një Përgjigje