TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2025, 11:06

Dosja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

Shkruar nga Pamfleti
Dosja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj
Ilir Beqaj

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai drejtonte agjencinë SASPAK.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 3 dhjetor.

Mësohet se Beqaj ka kërkuar t’i lejohet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjoj përgjimet dhe të shikoj provat pasi sipas tij në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.

SPAK e akuzon Ilir Beqajn se ka vjedhur fondet e BE-së kur drejtonte agjencinë e SASPAK. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.

 

ilir beqaj spak

Lini një Përgjigje