
Entela Shedula nuk do të jetë pjesë e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojë dosjen e Nuredin Dumanit.
Pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga trupi gjykues një ditë më parë është vendosur largimi dhe zëvendësimi me një tjetër gjyqtar.
KLGJ në vend të gjyqtares Shedula ka emëruar gjyqtarin Tauland Banushi. Më herët për gjyqtaren Entela Shedula janë depozituar dy kërkesa të tjera për përjashtimin e saj nga dosja ‘Dumani’ gjë për të cilën nuk janë miratuar.
Kërkesën e parë e kanë bërë avokatët. Kjo për shkak se gjyqtarja kishte lidhje familjare me një nga avokatët e të pandehurit Gentian Sharra, i cili është Sokol Hazizaj.
Në seancën e parë, kërkesa e tyre u rrëzua duke përjashtuar avokatin nga ky proces dhe duke ia hequr të drejtën Gentian Sharrës për t’u mbrojtur me avokatin e tij.
Pas disa ditësh vetë gjyqtarja Entela Shedula paraqiti një kërkesë për t’u larguar nga ky proces, për të cilën një trupë tjetër vendosi rrëzimin e saj.
Në këto kushte prokurori Behar Dibra depozitoi edhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, ku kësaj radhe gjeti edhe aprovim.
Në këtë proces gjyqësor janë 3 dëshmitarë të drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej.
Lini një Përgjigje