TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2024, 07:23

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot të kthjellët dhe vranësira, të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore. Gjatë mbrëmjes, pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Ndërsa për ditën e nesërme, moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje