TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Maj 2024, 19:21

"Janë trembur të gjithë", Ngjela: Do të eliminohen 4 veta brenda SPAK-ut, kanë shkelur ligjin

Shkruar nga Pamfleti

"Janë trembur të gjithë", Ngjela: Do të eliminohen

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SPAK, përpos ‘rrjetës së madhe’ të hetimit të nivelit të lartë, ka edhe probleme të brendshme.

Ai ka paralajmëruar se katër persona brenda SPAK-ut do të ‘eliminohen’ pasi kanë shkelur ligjin. Ngjela theksoi se SPAK-u i ka trembur të gjithë.

“SPAK-un e paguan Washington. Kush paguan të drejton, ata drejtojnë në konceptin e drejtë të ligjit. Mendoni se rrogat e SPAK-ut i paguajmë ne? Jo. Sipas burimeve të ndërkombëtarët, SPAK-u ka probleme me korrupsionin. Janë të trembur më kanë thënë. Krimi i organizuar godet, siç duket ka probleme të brendshme vetë SPAK. Ta lëmë deri këtu, të shohim sesi do të vazhdojë.

SPAK i ka trembur të gjithë, do eliminohen 4 vetë brenda SPAK-ut. Po ke shkelur ligjin, nuk ecën dot nëse nuk je i aftë të mbrohesh para një gjykate. Reforma në drejtësi këtu bëhet nga ndërkombëtarët. Shqipëria e ka të nevojshëm luftën antikorrupsion”, deklaroi Ngjela.

Lini një Përgjigje