
Avokati Edmond Petraj, teksa ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA, u shpreh se Donald Trump nuk të fal nëse përdoret emri i tij dhe FBI do të nisë hetimet pas këtij rasti.
Po ashtu e cilësoi skandaloz përdorimin e emrit të presidentit amerikan Donald Trump nga njerëz afër tij, si Chris LaCivita.
“Po përdoret imazhi i presidentit Trump, zv/presidentit apo këshilltarëve të afërt, si suport e mbështetjes gjoja nga SHBA tek PD-ja. Përdorin LaCivita dhe ai më tej teksa ndërhyn për lobim tek administrata e Trump, tek Rubio dhe më gjerë. Unë garantoj se FBI ka nisur hetimet apo do nisë hetimet për 6 mln dollarë të kontratës së lobimit si krim zgjedhor dhe fushatës elektorale më tej. Trump nuk të fal kur përdoret emri i tij, kemi edhe rastin e ish-presidentit Biden me djalin në një marrëveshjeje armësh në Ukrainë që u tentua të implikohej. Unë them se Trump nuk toleron, nuk të fal nëse përdoret emri i tij apo tentohet nëpërmjet lobimit në emër të tij, do e shohim. Edhe te hetimi i SPAK me të gjithë skanimin, por edhe me hetimet në Amerikë nga FBI, do verifikohet, të jeni të sigurt që do ketë veprime konkrete”, tha avokati.
Lini një Përgjigje