
Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka komentuar divorcin e çiftit Meta-Kryemadhi. Ai tha se kjo është një lëvizje taktike e rekomanduar nga avokatët e tyre, për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Elezi u shpreh se Meta ndodhet në gjendje depresive për shkak të problemeve me SPAK, teksa shtoi se në momentin që do të rrezikohet, merr me vete edhe persona të tjerë të përfshirë.
Sipas tij, në momentin që Meta do rrezikohet, ai do marrë me vete edhe bashkëpunëtorë të tij, ndaj Sali Berisha e konsideron aleat.
“Të dy palët e bëjnë për një përballje me drejtësinë ose nuk kanë më vijueshmëri, përputhshmëri politike. Në moshën e pleqërisë nuk ka divorce. Ka të bëjë me sistemin e drejtësisë. Mund të jetë rekomandim i personave të thelluar, që kjo lëvizje ka avantazhet e veta. Duket strategji. Kjo duhet të jetë diçka taktike, teknike e rekomanduar nga avokatët. Meta nuk e njeh, në realitet paraqitet pranë SPAK. Kryemadhi ka pasur qëndrim me këmbë në tokë, e njeh si institucion dhe qëndrimi i saj ka qenë më korrekt. Ndikimi i këtyre është shumë i vogël. Në momentin që këto organizojnë vjedhjen e gjithë shqiptarëve, janë më të këqinj se hajdutët që vjedhin një bankë. Fenomeni për të shpëtuar shoqërinë, është ndëshkimi i tyre. SPAK ka një moment shumë të rëndësishëm. Ka goditur për çështje korruptive, por që njerëz që janë ndërtues të sistemit, nuk i ka goditur. Nuk është akuzuar ish kryeministri Berisha. Nuk është në themelin e asaj çfarë ndërton korrupsioni.
Ka më pak imunitet politik tashmë, është në momente depresive. Ia ka shkaktuar SPAK. Është terror psikologjik, nuk është në staturën e Metës. I frikëson asaj çfarë ka bërë me shokët e vet. Ka frikë nga gjithë këta persona. Në momentin që do rrezikohet, do marrë me vete edhe të tjerë. Prandaj Berisha e mbron, e konsideron aleat kundër vullnetit të demokratëve. Është anomali politike, por tregon se ka halle si Ilir Meta”, tha Elezi për “Abc News".
Lini një Përgjigje