TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 13:21

Shqipëri në ‘black out’ për 30 minuta, reagon OST: Defekti ka filluar në linjën me Greqinë, shkak temperaturat e larta

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëri në ‘black out’ për 30 minuta, reagon OST:
Foto Ilustrim

Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria ishte në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike.

OST ka njoftuar se defekti ka filluar nga linja e intekoneksionit me Greqinë e më pas është përhapur në të gjithë vëndin.

Nga hetimi paraprak bëhet me dije se shkak janë bërë volumet e lata të transmetimit i dhe temperaturat ekstreme.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njofton OST.

Lini një Përgjigje