TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2023, 07:27

Dita nis me diell, mësoni parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Dita nis me diell, mësoni parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme do të jemi nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të zhvillohen në mesditë, duke u pasuar me reshje shiu kryesisht përgjatë relieveve malore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s.

Dallgëzimi në Detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 7°/15°C, në zonat e ulëta 9°/21°C dhe në zonat bregdetare10 °/20°C.

dielll parashikim mot

Lini një Përgjigje