TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2023, 16:46

‘Ora News’ u sekuestrua për pastrim parash? Bie alibia e drejtësisë dhe qeverisë, televizioni u ngrit me kredi bankare; publikohen shkresat

Shkruar nga Pamfleti

‘Ora News’ u sekuestrua për pastrim parash? Bie alibia e

Veprimet arbitrare të shtetit shqiptar në sekuestrimin e Radio Televizionit Ora News, kanë cënuar edhe interesat e Raiffeisen Bank, e cila përmes një letre ka vënë në dijeni Avokaturën e Shtetit, se ishte institucioni kredidhënës për truallin dhe infrastrukturën e televizionit.

Në letërkëmbimin e siguruar ekskluzivisht nga Faxweb.al mes Raiffeisen Bank dhe Avokaturës së Shtetit thuhet se kjo Bankë ka qenë palë e interesuar në procesin gjyqësor për Ora News, sa kohë që ka financuar krijimin dhe zhvillimin e televizionit Ora, ndërkohë që financimi ende nuk ishte paguar, dhe garantohej nga aksionet që kërkoheshin të konfiskoheshin nga ana e GJKKO.

‘Pavarësisht kërkesës sonë, nga GJKKO nuk kemi thirrur si palë e interesuar në gjykim, duke na u shkelur në këtë mënyrë e drejta jonë për t’u dëgjuar si kreditor i siguruar nga hipoteka barrësiguruese mbi pronat, dhe duke çuar në shkaktimin e një dëmi financiar ndaj bankës”, thuhej në shkresën e Raiffeisen Bank, drejtuar institucionit të Avokaturës së Shtetit.

Duke qenë se aktiviteti i Ora News është financuar në 100% nga Banka Raiffeisen, nuk ka sesi burimi i të ardhurave të jetë nga aktiviteti kriminal, thuhet më tej në letërkëmbim. Kreditimi i plotë nga Banka hedh poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria, se televizioni ishte produkt i veprimtarisë kriminale apo pastrimit të parave.

“Pra Prokuroria nuk ka asnjë argument ligjor në të cilën kërkon konfiskimin e 100% të aksioneve të Ora SHA, dhe të pasurisë që ndodhet në Rrugën Aleksandër Moisiu, dhe nuk ka arsye të dyshohet se kolateralet e Bankës burojnë nga një veprimtari kriminale apo përdoren për kryerjen e një aktiviteti kriminal. Raiffeisen Bank SHA, mbart të drejta reale mbi asetet e sekuestruara, sepse banka ka akorduar kreditë për këto shoqëri, brenda një kuadri ligjor të mirërregulluar dhe nën kontrollin e Bankës së Shqipërisë”, vijon shkresa.

Raiffeisen Bank këmbëngul se duhet të ishte pjesë e procesit në SPAK dhe në GJKKO, jo vetëm si palë e interesuar, por edhe si palë që rrjedhimisht do të dëmtohej nga sekuestrimi i televizionit.

‘Ora News’ u sekuestrua për pastrim parash? Bie alibia e

“Nëse shteti konfiskon këto asete në fakt po zhvesh nga të drejtat reale dhe pasurore Raiffeisen Bank SHA, pasi pronat i përklasin bankës deri në pagimin e plotë të kredisë, dhe në këto kushto kërkon domosdoshmërisht dëmshpërblimin e personit që i hiqet e drejta dhe që i shkaktohet dëmi, që është Banka”, vijon shkresa e Raiffeisen Bank.

Ndërkohë që në vijim Raiffeisen Bank ka refuzuar që të japë dokumente në lidhje me kredidhënien për Ora News, pasi kjo i takon sekretit dhe ruajtjes së të dhënave të klientëve që mbrohen me ligj.

Ky letërkëmbim që mban datën 16 dhjetor të vitit 2021, duket se është dhe një prej dhjetëra shkresave që rëndon pozitën e shtetit shqiptar përkundrejt televizionit Ora News, në përballjen e pritshme që do të kenë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar ku biznesmeni Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij kërkojnë një dëmshpërblim prej 128 milionë eurosh. 

Përveç tyre, pretendim për dëmshpërblim financiar mund të ngrejë dhe Raiffeisen Bank, e cila me sekuestrimin e televizionit, ka mbetur pa kolateral për një kredi miliona eurosh që ka dhënë ndaj biznesmenit Ndroqi, me qëllim zhvillimin e aktivitetit të televizionit në fjalë. /FaxNews

‘Ora News’ u sekuestrua për pastrim parash? Bie alibia e

‘Ora News’ u sekuestrua për pastrim parash? Bie alibia e

 

ora new kredi ndroqi

Lini një Përgjigje