TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 17:52

Dëshmia tronditëse për Bleona Matën, flet e ëma: Hallat e saj duhet të jenë në burg, i ati nuk e ka kërkuar kurrë!

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia tronditëse për Bleona Matën, flet e ëma: Hallat
E ëma e Bleona Matës

Një dëshmi tronditëse është publikuar për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës.

Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

Nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.

Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”. - tha e ëma “Ftesë në 5”.

Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës.

Një dëshmitar disa ditë më parë ka dhënë detaje të reja për fatin e Bleonës.

“Unë kam informacion për Bleona Matën. Vajzën e kanë sjellë njerëz të afërt të familjes… e kanë sjellë në Llakatund dhe nga Llakatundi për tre muaj e kanë mbajtur në fshatin Picar të Vlorës”, thotë ai.

Sipas rrëfimit të tij, vajza është marrë nga një çift, i cili dyshohet se e ka mbajtur të izoluar. Dëshmitari shton se pasi rasti u bë mediatik në programin “Njerëz të Humbur” të atij viti, vogëlushja e dyshuar si Bleona Matë është larguar nga fshati.

“E kam parë Bleonën me sytë e mi, e kemi parë dhe në televizor. Unë dyshoj se nga frika ata e dërguan në Greqi, pasi ajo familje kishte jetuar edhe më parë në atë shtet”, vijon ai.

zhdukja e bleona mates

Lini një Përgjigje