TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 21:45

Deputetët zviceranë në mbrojtje të Kosovës, i dërgojnë letër BE-së: Stop masave ndaj Prishtinës, faji është i Beogradit!

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët zviceranë në mbrojtje të Kosovës, i

Deputetët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Në një letër të publikuar nga deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth drejtuar BE-së, thuhet se fajtore për situatën në Veri është Serbia.

Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë! Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Deputetët zviceranë në mbrojtje të Kosovës, i

Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.

zvicra mbrojtje kosovës

Lini një Përgjigje