
Kaosi dhe zhurma përfshinë nisjen e sesionit të ri Parlamentar në Kuvend. Deputetët e opozitës siç edhe paralajmëruar nuk lejuan zhvillimin e një seance normale.
Në një analizë të gjerë të seancës së shkurtër plenare, analisti Frrok Çupi, nënvizoi se deputetët e opozitës tashmë janë në panik.
Në një intervistë për “Abc news”, Çupi deklaroi ajo që ndodhi sot në Kuvend, ishte zgjatim i Berishës. Sipas tij, SHBA kishte vendosur të kishte një 2024 pa Berishën, por mesa duket, shtoi Çupi, tentakulat e tij janë ende aktive.
“Ishte parashikuar të vendoseshin sot disa vija të kuqe mes të keqes që ka ndodhur dhe asaj të resë që po vjen. Ishte parashikuar shumë saktë nga Perëndimi që në sallë të ndodheshin ambasadorë të rëndësishëm. Gjithashtu edhe vetë kryetari i Shtetit ishte parashikuar të ndodhej në Parlament, përfaqësues i Kushtetutës së Republikës, por çfarë ndodhi? Këtë herë kishte zhvillime të reja që lidhen me kuptimet që mori lëvizja e Rithemelimit, pasi mori një kuptim antieuropian.
Gjithë ai akt ishte zgjatim i Sali Berishës. Perëndimi kishte vendosur që 2024 të ishte pa Berishën, por kjo nuk u bë e mundur për arsye se Berisha ka zgjatimet e veta që i shohim. Kjo gjë me siguri do të jetë në të ardhmen çështje e drejtësisë më shumë se çështje e politikës. Deputetë të Rithemelimit janë në panik tashmë, goditja kundër Presidentit është goditje kundër Kushtetueses. Ajo që më bën përshtypje është se Presidenti i Republikës ka vendosur të flasë nga zyra e vet dhe ky është një akt që dëshmon se Presidenti është i detyruar të dëshmojë se Parlamenti është i pushtuar dhe kjo është alarmante”, tha ai.
Lini një Përgjigje