TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 16:04

Deklarata e fortë e Shemsi Prençit: Rama do fusë në qeveri njerëzit e besuar të Hashim Thaçit!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Shemsi Prençit: Rama do fusë në
Shemsi Prençi

Prençi u shpreh se Rama do bëjë pjesë të kabinetit të ri njerëz të besuar të Hashim Thaçit, pasi sipas tij edhe pse ky i fundit ndodhet në Hagë e do racionin e vet.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, lidhur me zhvillimet në qeverinë “Rama 4”.

Prençi u shpreh se Rama do bëjë pjesë të kabinetit të ri njerëz të besuar të Hashim Thaçit, pasi sipas tij edhe pse ky i fundit ndodhet në Hagë e do racionin e vet.

Ka interesa përtej kufirit, sepse duhet të plotësohen disa dëshira të atij që ndodhet në burg në Hagë, sepse edhe ai kërkon “racionin” e vet në qeverinë shqiptare. Thaçi, pra. Edhe ai kërkon pjesën e vet, sepse ka trojet e tij.

Po, njerëzit e Thaçit do jenë në kabinet. Njerëzit e besuar të Thaçit. Por ata s’njohin realitetin në Shqipëri. Pse, ajo ministrja e Arsimit që erdhi këtu dhe ndenji dy vjet ministre, a e njihte realitetin? Përfshirja e Kosovës dhe këtyre personazheve në qeveri... Të marrësh nga Kosova, kur ke kapacitete sa të duash në Shqipëri? Ke personazhe që e njohin terrenin, e që mund të zgjidhen. Mjaft më me përralla. Ne flasim si e shikojmë. Unë, për shembull, jam kundër kësaj.”-u shpreh Prençi për Xhoi Malësia në Breaking. 

 

shemsi prençi rama hashim thaçi

Lini një Përgjigje