TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 14:23

Nga dreka me familjen te hipja në një automjet; itinerari që ndoqi Miklovan Danaj para zhdukjes

Shkruar nga Pamfleti

Nga dreka me familjen te hipja në një automjet; itinerari që

Miklovan Danaj, nga Shkodra dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikut e kokainës. Një trup i pajetë u gjet dje në Marbella të Spanjës dhe dyshohet se i përket 30-vjecarit, që u denoncua i zhdukur pa gjurmë që prej 12 majit të këtij viti nga bashkëshortja e tij.

Për këtë arsye, policia spanjolle ka marrë AND e vëllait dhe vajzës së Danajt, me qëllim që ta krahasojë me ADN e trupit të gjetur, e në këtë mënyrë të konfirmojë zyrtarisht nëse viktima është pikërisht 30-vjeçari. Sipas gazetares Klodiana Lala, ishte gruaja e Danajt ajo që denoncoi zhdukjen pranë policisë spanjolle, pasi për orë me radhë humbi kontaktet.

Nga hetimet rezultoi se Danaj shkoi me gruan dhe vajzën e mitur në një qendër shëndetësore dhe më pas drekuan së bashku. Sipas denoncimit të bërë në polici nga gruaja, Miklovani u largua të takohej me dy persona, ndërsa ajo u kthye në shtëpi. Nga ai moment, e shoqja humbi çdo kontakt, por më vonë në shtëpinë e prindërve të 30-vjeçarit mbërriti një person që iu thatë mos e kërkonin se ai ishte vrarë.

Hetimet zbuluan se Miklovan Danaj është ngjitur në një automjet në pamje të parë me dëshirën e tij dhe u konfirmua që personi i fundit që e ka takuar është Juxhin Drazhi, i bandës së Elvis Doçit i njohur si Visi i Pojës.

Drazhi që ishte në kërkim për trafik narkotikësh dhe grup kriminal u arrestua në një vilë luksoze në Marbella dhe nuk dihet ende nëse është marrë në pyetje lidhur me rastin e Danajt.

Policia shqiptare ndërkohë është duke bashkëpunuar më autoritetet spanjolle për ngjarjen, pasi babai dhe vëllai i Danajt kanë bërë kallëzim edhe në komisariatin e Shkodrës.

Lini një Përgjigje