
Gazetari Jul Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Duke folur në “Top Story”, ai tha se janë 10 kandidatë që pritet të jenë në listën e PS, të cilët po hetohen nga SPAK.
Sipas tij, pritet që prokuroria të veprojë para zgjedhjeve, për të shmangur më pas një përplasje me Kuvendin nëse ata marrin mandate deputeti.
“Kam një informacion se SPAK nuk do të vijojë me listën e zgjedhjeve, apo se duhet të bëjë arrestime të tjera para 11 majit dhe pas 11 majit. Është institucion që s’ka agjendën e PS apo PD. Tani është momenti që të bëjë… në lupën e saj janë mbi 10 kandidatë të PS, të cilët janë për deputetë. Kemi dëgjuar për këta persona që deri dje kanë pasi imunitet. SPAK po tenton të bëjë, apo të shmangë historinë e përplasjes së Kuvendit. Tani është momenti. Ndaj them që s’ka listë zgjedhore për SPAK, është momenti për të bërë veprimet e saj, ky është informacion që më ka mbërritur. Janë figura që dihen që janë politike dhe SPAK po tenton të shmangë përplasjen dhe të bëjë ndalime para zgjedhjeve”, tha ai.
Lini një Përgjigje