
Nesër në Apel do të mbahet seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Lidhur me këtë zhvillim ka folur eksperti Ervin Karamuço, i cili duket skeptik.
Sipas tij, është e vështirë që të kemi një ndryshim të masës së sigurisë. Sipas tij, tashmë është bërë një lloj tradite.
“Ka një raport disprocional mes mbrojtjes dhe akuzës. Një volum shkon 350 apo 400 faqe. Mund të ketë 18 volume dhe ti i lë 1 javë kohë. Një studio ligjore që të ketë kaq shumë avokatë që për ka kohë të shohë gjithë provën, nuk ka dhe është sfidë. Kjo është pabarazi si zhvillon procesin. Zoti Veliaj thotë se është personale. Zëvendësimi i zotit Dado nuk ndryshon gjë. Akuza është po aty dhe zoti Dumani është aty. Është prokuror i çështjes si Dado. Pse janë zhvendosur radarët e sulmit? Është personal a jo do e gjykojnë institucionet. Unë mendoj se Apeli do mbajë të njëhtin standard, nuk do të ketë ndryshim. Paraburgimi është mesë jashtëzkonshme dhe jo e zakonshme”, tha ai.
Lini një Përgjigje