TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2024, 12:54

Dallëndyshe Bici shkarkohet nga IKMT

Shkruar nga Pamfleti
Dallëndyshe Bici shkarkohet nga IKMT
Ajet Zyberi, Dallëndyshe Bici dhe Anduel Xhindi

Burime bëjnë me dije se në vend të saj do të emërohet Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post.

Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me vendim qeverie, më 31 korrik të këtij viti. Më herët ajo ishte liruar nga drejtimi i Kadastrës.

Burime bëjnë me dije se në vend të saj do të emërohet Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post. Vendimet janë marrë ditën e djeshme (19 Dhjetor), në mbledhjen e Qeverise, që u mbajt jashtë rendit të ditës, ndërsa pritet zbardhja e tyre.

Ndërkohë, edhe ish-deputeti i PS, Anduel Xhindi, nuk do të mbajë me postin e drejtorit të ‘Illyrian Guard’. Kjo e fundit shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror për ofrimin e shërbimeve me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike.

Mësohet se disa ditë më parë, vendin e tij e ka zënë Enrik Banushi. Xhindi u emërua si drejtor i 'Illyrian Guard', në muajin Tetor të vitit 2023.

 

Lini një Përgjigje