TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 22:09

Bushati: Xhamia e Namazgjasë si varrezë, kushti që Erdogan i ka vënë Ramës për KMSH

Shkruar nga Pamfleti

Bushati: Xhamia e Namazgjasë si varrezë, kushti që  Erdogan i ka

Analisti Andi Bushati tha se, presidenti turk  Rexhep Taip Erdogan i ka vënë kusht Ramës për Komunitetin Mysliman Shqiptar që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë të ndërtuar prej tij.

Sipas Bushatit, deklarata e Erdogan në parlamentin shqiptar 1 vit më parë ku kërkoi mbylljen e shkollave të Gylenit është shantazh, por problemi më i madh sipas tij është vasalizimi i qeverisë shqiptare përballë këtyre direktivave.

Kemi në mes të Tiranës një xhamin që rri si varrezë dhe nuk përurohet se Erdogan i vë kushte shtetit shqiptar që po nuk hoqët dikë që s’më pëlqen në KMSH nuk vij ta pres shirin e xhamisë. Fakti që ai ka vasalizuar qeverinë shqiptare është problemi i shqiptarëve”, tha Bushati në "EuroNews".

rama bushati erdogan

Lini një Përgjigje