TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Maj 2023, 21:22

Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin gjyqësor të formës së prerë

Shkruar nga Pamfleti

Përmbarimi prej 7 vitesh nuk ekzekuton vendimin gjyqësor të

Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marrë dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.

Përmbaruesi justifikohet se nuk merr përgjigje nga institucionet dhe nuk ka dijeni për palën tjetër për të cilin ligji i jep të drejtën ta detyrojë për të ekzekutuar vendimin gjyqësor të formës së prerë.

Todi Dhimo u ankua në Fiks Fare se nuk po i ekzekutohet një vendim gjykate i cili ka marrë formë të prerë që në 2016. Kohë në të cilën i është drejtuar edhe Përmbarimit Shtetëror.

Zanafilla e të gjithë problemit të tij është se pasi bleu dy hyrje në një pallat, pronari nuk pranoi t’i bënte kontratën përfundimtare dhe më pas t’i kalonte pronësinë. Z.Dhimo iu drejtua gjykatës në 2016, ku mori dhe vendimin e formës së prerë në favor të tij.

Në vendim thuhet se qytetari do marrë një pjesë parash nga ndërtuesi, pasi ka paguar për më shumë metra seç ka realisht dhe i kërkohet përmbarimit që të bëjë kalimin e shumës nga debitori tek kreditori, gjë e cila është bërë që në 2017. Pika e cila është e pazbatuar është nënshkrimi i kontratës mes ndërtuesit dhe blerësit dhe kalimi i pronësisë tek ky i fundit.

Z.Dhimo thotë se sa herë interesohet pranë përmbarimit asnjëherë nuk merr një përgjigje njësoj. Duke u sorollatur për një kohë kaq të gjatë ai iu drejtua Fiks Fare për ta ndihmuar.

Qytetari takon përmbaruesin Benard Keçi, i cili ka dosjen e tij dhe i thotë se i ka bërë shkresë ZRPP dhe nuk ka marrë përgjigje. Për sa i përket ndërtuesit ai thotë se nuk merr dijeni, pra që nuk dihet se ku është, pasi në adresën e regjistruar nuk figuron.

“S’kemi çfarë bëjmë! Interesohu vetë njëherë në ZRPP dhe më thuaj çfarë të thonë dhe të di dhe unë si të veproj të vazhdoj” i thotë përmbaruesi Këçi.

Pra punën e përmbaruesit ta bëjë qytetari, madje i thotë edhe tako ndërtuesin dhe bini dakord që ai të firmosë kontratën e të procedojë më vonë me hipotekën. Po nëse qytetari do binte dakord me ndërtuesin pse do shkonte në gjyq e më pas në përmbarim?!

Në këto kushte Fiksi telefonon drejtorin e Përmbarimit Shtëtëror z.Piro Lutaj i cili i pret qytetarët në zyrën e tij. Ai pasi dëgjon qytetarin thërret një punonjëse ku i kërkon që të kalohet në sitë gjithë dosja e qytetarit i cili ka 7 vite që sorollatet. Ai kërkon të informohet mbi gjithçka për rastin në fjalë dhe i premton në fund qytetarit se çdo njëri i përfshirë do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. ”Pasi të informohem do ju thërras përsëri e do u them se çfarë do të bëjmë në vazhdim”, përfundon takimi me drejtorin Lutaj./TCH

permbarim ekzekutim vendim gjyqesor

Lini një Përgjigje