Analisti Andi Bushati thotë se dikur Edi Rama kërkonte vota me këngët e Doktor Florit, ndërsa sot do tallava sepse rezultatin e ka të sigurt.
Në këto kushte, sipas analistit, kryeministri i ka mbyllur zgjedhjet.
“Zgjedhjet i ka mbyllur ai zotëria atje lart. Edhe tallavaja që thoni ju…bëjini vetes një pyetje të thjeshtë. Pse kur nuk kishte të gjitha pushtetet, kur këtej ishte Nano, këtej ishte Meta, përball qe Berisha, këtej avokat Ngjela, Rama u mundua t’iu flasë tiranasve me Doktor Florin e ndjerë. Pra, kur ke nevojë për vota ti do të jesh edhe modern, edhe i qytetëruar. Kur votat i vjedh me banda, kur fut ata të Ardi Veliut si në Elbasan për të blerë votat, tallava bëje vëlla se rezultati dihet,” – u shpreh Bushati.
Sipas analistit edhe vetë zgjedhja e këngës së fushatës nuk mund të krahasohet me vitin 2000.
Analisti theksoi se Rama ka vepruar gjithnjë në këtë mënyrë, duke përcaktuar territorin dhe duke mos i dhënë asgjëje më shumë rëndësi se vetes.
“Një meritë duhet t’ia njohim Ramës, që ndryshe nga shumë politikanë të tjerë Rama nuk gënjen. Ai thotë, shteti jam unë, Shkodrës po votoi Bardh Spahinë, unë nuk i jap fond, këto janë lekët e mia dhe nuk i jap, shkurt. Ose ç’rëndësi ka vota në këtë vend. Pra, shpreh thelbin e mënyrës se si Rama qeveris.” , u shpreh Bushati.
Sipas tij problemi është që Rama shpesh fushatat i bën për t’u marrë me fjalët dhe jo me veprat.
Lini një Përgjigje