
Gazeta “Sunday Mirror” ka shkruar lidhur me arrestimin e 2 Britanikëve në Shqipëri, pasi u kapën duke shitur drogëra të forta në lokalet e natës në jug të vendit.
Dy britanikët u kapën një javë më parë në Dhërmi me disa lloj drogash sintetike. Media britanike shkruan se 34-vjeçari dhe 33-vjeçari James Calder rrezikojnë 15 vite burg.
“Dy britanikë akuza për shitje droge rrezikojnë deri në 15 vite burg. Ata shitën drogë në një festival muzikor në Shqipëri”, ky është titulli shkrimit të Sunday Mirror, ku publikohen edhe fotot e dy të arrestuarve.
Kjo gazetë tregon me detaje operacionin e drejtorisë së narkotikëve të policisë së Vlorës duke publikuar edhe videon e kontrollit të makinës ku u gjet droga.
Të dy britanikët Benoit dhe Calder, janë banues në Londër dhe kishin ardhur në Shqipëri për të shitur drogë sintetike në një festival muzikor të përvitshëm ku marrin pjesë me mijëra të rinj britanik.
Krahas 52 dozave ketaminë dhe 12 tableta ecstasy iu kapën edhe €6,185 dhe £720 përfshi 4 telefona celular.
Në shkrim citohet drejtori policisë të qarkut Vlorë Elidon Cela i cili ka thënë se “lufta me shpërndarësit e narkotikëve intensifikohet gjatë sezonit turistik”.
“Krahas elementëve kriminalë lokal shikojmë se vala e turistëve që vinë ka edhe elementë kriminalë të cilët sjellin drogë sintetike në vendin tonë për t’ua shitur turistëve”, është shprehur numri një i policisë Vlorë.
Ky është viti i tretë radhazi kur policia e Vlorës identifikon dhe arreston britanikë të cilët vinë si turistë e më pas përfshihen në shitje droge.
Në qershor të vitit 2024 një britanik i moshës 24 vjeç u arrestua në Dhërmi pasi iu gjetën drogë sintetike, kanabis dhe kërpurdha halucinante.
Ndërsa në qershor të vitit 2023 operacioni i koduar “Parts 3”, prangosi dy britanikë ndërsa një i tretë u shpall në kërkim, si të përfshirë në shitje droge të rinjve që merrnin pjesë në festivalin e përvitshëm në Dhërmi.
Lini një Përgjigje