TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Dhjetor 2025, 17:41

Braçe nuk ndal kritikat, këtë herë e ka për shëndetësinë: Mungon poliklinika për 20 mijë banorët e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Braçe nuk ndal kritikat, këtë herë e ka për

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca plenare ku deputetët paraqesin problemet e zonave që mbulojnë apo hallet e qytetarëve, sikundër thuhet rëndon.

Ligjvënësi socialist Erion Braçe, i cili në 11 maj fitoi mandatin nga lista e hapur e PS-së në Qarkun e Tiranës, duke qenë i zgjedhuri i banorëve të Njësisë Administrative nr.5, ka paraqitur si shqetësim faktin se në këtë njësi nuk ka një poliklinikë funksionale.

Ai tha se një zonë me mbi 20 mijë banorë mbulohet nga disa ambulanca të improvizuara në katet e para të pallateve, duke mos plotësuar as kushtet më minimale për ofrimin e shërbimeve.

Sipas deputetit të PS-së, moshat e treta detyrohen të shkojnë nga Pallati me Shigjeta deri te shkolla ‘Vasil Shanto’” për të marrë shërbimet bazë.

“Dua të ngre shqetësimin për shëndetësinë. E drejta për shërbim shëndetësor është jetike. Këtu ka plot që banojnë në njësinë 5 dhe shqetësimi është për shërbimin shëndetësor.

Nuk ka poliklinikë, por ambulanca të vendosura në katet e para të pallateve. Një nga ambulancat që është më kryesorja është mbyllur dhe është vendosur më tutje.

Pensionistët duhet të bëjnë mijëra hapa për të shkuar nga Pallati me Shigjeta deri te shkolla Vasil Shanto. Këtyre të moshuarëve në këtë njësi që ka 20 mijë banorë i është mohuar shërbimi shëndetësor”, tha Braçe.

 

Lini një Përgjigje