TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 22:35

"Biseda mes ministrave dhe grupeve kriminale", Curri zbulon përgjimet që pritet të dalin: SPAK do të godasë fort majtas dhe djathtas

Shkruar nga Pamfleti

"Biseda mes ministrave dhe grupeve kriminale", Curri zbulon

Analisti Arian Curri tha se kryeministri trembet vetëm nga zërat jashtë vendit.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt, një media prestigjoze amerikane do të publikojë një artikull që do të tregojë lidhjet e eksponentëve të lartë qeveritarë me krimin.

Curri shprehet se SPAK do të publikojë përgjime ku të godasë nga të dyja anët politike, majtas dhe djathtas.

Analisti thekson se nëse SPAK bën punën tamam, nga Metamorfoza do të dalin lidhje të ministrave aktualë të qeverisë dhe komunikime me bandat kriminale.

"Rama nga e vetmja gjë që trembet është nga zërat jashtë vendit. Shqiptarëve ua ka shpëlarë trurin shumicës, nuk ka lidhje ç’thotë media dhe themi ne, më lër të bëhem ndonjëherë edhe fatalist. Shumë shpejt del një media prestigjoze amerikane që bën një artikull shumë të gjatë kritik dhe djegës për lidhje të eksponentëve të lartë qeveritarë me krimin, do ta bëjë në Amerikë, shyqyr që po bëhet nga jashtë, sepse keqqeverisjet nuk përmbysen kurrë nga brenda, kemi historinë që riciklohet, opozita madje duhet të ketë interesin që të bëjë aleanca shumë të fuqishme ose me media jashtë Shqipërisë ose me forca politike jashtë Shqipërisë.

Ajo që ka më shumë rëndësi është kjo, e para do ta luajë SPAK që është një kambalec drejtësie e amerikanëve, përmes SPAK jo vetëm duan të vënë drejtësi por duan të bëjnë dhe rotacion të elitave politike. SPAK do të godasë dhe majtas dhe djathtas, nga e cila fitojnë shqiptarët nëse SPAK do e bëjë punën tamam, në Metamorfoza dalin ministra aktualë të qeverisë duke folur me banda. Nuk e di a do të bësh dot pushim në gusht por SPAK do të jetë zjarr kundër grupeve për dobi të shqiptarëve", tha ai për "TCH".
 
 
 
 
 

Lini një Përgjigje