
Avokati Edmond Petraj foli për ngjarjet kriminale, atë çfarë parashikon ligji dhe u ndal edhe tek vrasësit me pagesë.
Gjatë një interviste për emisionin “360 gradë” në ABC News, ai shtoi se Struktura e Posaçmet heton vrasje kur kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminale.
“Struktura e Posaçme e heton vrasjen vetëm kur kemi një grup të strukturuar kriminal. Kur bëhet fjalë për vrasje jemi në një institucion tjetër. Ligji parashikon që kur kemi vrasje me dashje, në kushtet e vetëmbrojtjes…Ligji parashikon të gjitha mundësitë, por kemi edhe raste kur jemi tek vrasja në rrethana cilësuese ose vrasje e mbetur në tentative që është shumë e rëndë. Vrasjet me pagesë;
Vrasësi me pagesë duhet të faktohet që kemi vrasës me pagesë. Në eksperiencën time Gjykata e Lartë asnjë nga personat që ka kryer vrasje nuk e ka kthyer dosjen për ta rishqyrtuar. Gjykata e Lartë nuk gjykon themelin e ka bërë apo jo vrasjen, por shkeljen”, tha ai.
Lini një Përgjigje