TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2024, 22:37

“Ka kapur të gjitha pushtetet”, Lubonja akuza Ramës: Po krijon qeverinë e Putinizmit!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka kapur të gjitha pushtetet”, Lubonja akuza Ramës: Po

Analisti, Fatos Lubonja akuzoi kryeministrin Rama se kur erdhi në pushtet eleminoi të gjitha mundësitë për rrotacion.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se Rama ka kapur mediat dhe ka kthyer pas vetes të gjithë oligarkët.

Oligarkët janë pushtet shumë i rëndësishëm që më parë ishin të ndarë ndërsa tani janë të gjithë me Ramën, ai i mblodhi të gjithë dhe e eliminoi mundësinë e rrotacionit dhe mori pushtetin, pra ai i kontrollon të gjitha llojet e pushteteve.

Më parë njerëzit protestonin edhe për një park shumë të vogël, ndërsa sot që na kanë mbytur pallatet, e oligarkët kanë pushtuar pronat nuk lejohet më asnjë protestë", tha Lubonja.

Më tej analisti shtoi se, ne nuk e dimë sa votues kemi, ky pushtet është afër ‘’Putinizmit’’

Përse merr Tom Doshi më shumë vota se këta, sepse ka pushtet pra koha ka treguar se edhe morali nuk merr vota aq shumë sa një person që ka pushtet”, u shpreh analisti.

lubonja

Lini një Përgjigje