
Gazetari Poli Hoxha ka komentuar detajet e reja që dalin nga dosja e Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ai tha se kjo dosje tregon si funksionon shteti dhe si merren ligjet.
“Ajo që vura re, dosja kam kuptuar jo vetëm për Berishën, por edhe për gjithë historinë e Shqipërisë apo historinë re që ka filluar pas drejtësisë së re. Është mënyrë hetimi krejtësisht e pa ndodhur, por është dosje që thyen mënyrën si është hetuar. Është akuzë që shkon thellë. Tregon si funksionon shteti dhe si merren ligjet. Për gjëra që fliten në kafene dhe i kemi analizuar. E gjitha me historik të vetin që nga ‘96 kur kishin pronën e parë Berishët”, tha Hoxha për “Report Tv”.
Hoxha u ndal edhe tek kërcënimi i sotëm i Berishës në konferencën për shtyp sa i përket atyre gazetarëve që publikojnë detaje nga dosja. Ai tha se SPAK po merr pengje ata që kanë bërë krim.
“Në konferencën e parafundit, iu tha gazetarëve... na kërcënoi sot. herën e parë tha nuk e jap se ka qindra emra brenda. Zoti Berisha sot bëri një kërcënim të hapur. Më vjen keq për gjithë kolegët që botojnë pjesë nga dosja dhe na quajti pengje. E ka për këdo që del, nuk e di ku më ka marrë peng SPAK. SPAK po merr pengje ata që kanë bërë krim. Histori e cila shënjon pa iu futur dosjes, një epokë të re në mënyrën e hetimit. Vjen në mënyrë piramidale”, u shpreh gazetari.
Ai theksoi se steka është ngritur shumë lart me këtë hetim, që është kryer në stilin e FBI.
“Kemi kryeministrin e parë dhe mënyra merimangë sesi është hetuar, tipike e FBI, steka është ngritur lart. Dosje që mund të dalin edhe çështja. Është shtrirë aq shumë me transaksione, me pastrim parash”, përfundoi Hoxha.
Lini një Përgjigje