TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2023, 07:53

Berisha nën akuzë për SPAK, gazetari: Kjo është ngjarja më e rëndësishme e 33 viteve të fundit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha nën akuzë për SPAK, gazetari: Kjo është ngjarja
Sali Berisha

Analisti Roland Qafoku e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndësishme të 33 viteve të fundit gjyqin e Sali Berishës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është hera e parë që personaliteti më i lartë politik në këto vite të ketë një përballje me drejtësinë.

“Ne kemi një histori tjetër, të Fatos Nanos, i cili bëri 4 vjet burg në vitet 93’-97’, mirëpo tashmë opinioni publik e di që jo vetëm ai ishte një proces i trilluar, por ishte një proces i mirëfilltë politik sepse ishte një luft që në start të politikës, pas rrëzimit të sistemit komunist dhe nuk mund të futet te ato pjesë normale të goditjes që bënte drejtësia,” – u shpreh Qafoku.

Kujtojmë se ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.

berisha nano gjyq

Lini një Përgjigje