TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2023, 10:17

Berisha në SPAK, Elisabeta Imeraj: Politika nuk duhet të ndërhyjë në hetime, vendimet e gjykatave zbatohen

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në SPAK, Elisabeta Imeraj: Politika nuk duhet të
Elisabeta Imeraj

Çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave.

Kështu thotë ish-prokuroja Elisabeta Imeraj duke folur për sistemin e drejtësisë në vend besimin te publiku dhe çështjen Berisha. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin.

“Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të ketë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga demokracia. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Nuk mund të themi që i shpëtojnë ligjit Prokuroria në vite ka kryer hapat përkatës për veprime hetimore a ka qenë klima e duhur? A ka patur vullnet politike? Kjo është arsyeja kryesore pse nuk shkojnë deri n fund hetimet. Kjo lidhet me punën e prokurorisë. I bie që këta janë rregullatorët e procesit. Le të shpjegojmë lidhjen shkak-pasojë. SPAK dhe gjykata duhet të shpjegojë në çfarë mënyre se një individ e ka të pamundur të miratojë një ligj i vetëm. Kush ka ndikuar ministri apo deputeti propozues? . Kjo lidhet me dosjen në tërësi. Jam kundër çdo iniciative të personi qoftë politikan, zyrtar që nuk zbatojnë vendimin e gjykatës. Ka një rrugë ligjore si kundërshtohet por duhet të zbatohet”., tha ajo në Dita Jonë.

Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra sipas saj janë më të sulmuara.

“Prokuroria flet me akte, veprime e hetime. Ajo që shihet është që politika nuk heq dorë në të përfshirët në punët që nuk i takojnë. Ka mënyra nga më të ndryshmet për të ndërhyrë intimiduar apo impresionuar. Mënyrat janë sofistikuar, janë më të fshehta. Hapen e mbyllen gazetat me emrin e prokurorit. Kërcënime ka patur, do të ketë dhe ka aktualisht. Kur është hetuar një çështje e rëndësishme në Shqipëri, po të marrim një analizë, do vëmë re se presioni nuk ka të bëjë thjesht me dëmtim të shëndetit e familjarëve apo punësimet e familjarëve, por që nga momenti që hapet me emrin e filan prokurori. Gjyqtaret femra sulmohen më së shumti”., u shpreh Imeraj.

elisabeta imeraj berisha në spak

Lini një Përgjigje