TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 18:15

Berisha humbi zgjedhjet por "fitoi" Alma Kaçin, vajza e videos me Gjicin shfaqet në protestën e PD

Shkruar nga Pamfleti

Berisha humbi zgjedhjet por "fitoi" Alma Kaçin, vajza e videos

Teksa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Evropian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët evropiane, nga ana tjetër opozita është mbledhur në protestë, pas humbjes së zgjedhjeve.

Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që policia nuk ka dhënë leje, ndërkohë përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit “Zogu i Parë”.

E pranishme në këtë protestë është parë edhe Alma Kaçi, vajza e skandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel. Gjithashtu një grup protestuesish bënë thirrje: E duam Shqipërinë me Sali Berishën.

Lini një Përgjigje